Xhamia në f. Raven

FSHATI RAVEN

Raveni si fshat është shumë i vjetër, duke u bazuar në burimet gojore, fshati Raven në kohën ilire ka ekzistuar si qytet po me të njëjtin emër, në atë kohë të sunduar nga perandoria Romake. Ekzistimin e Ravenit si qytet e dëshmojnë edhe gjurmët të cilët i hasim edhe sot e kësaj dite, siç është kalaja e cila ndodhet në anën jugore të fshatit, që në atë kohë ka qenë baza e ushtrisë së atëhershme, si dhe manastiri, varrezat të cilat janë shpërndarë në tre pjesë të fshatit. Si rezultat i luftërave të vazhdueshme dhe përhapjeve të sëmundjeve të ndryshme, bën që të zhduket qyteti dhe populli. Më pas vendi u mbipopullua duke u vendosur në toka pjellore, aty ndërtuan fshatin bashkë me të edhe jetën duke zhvilluar bujqësinë, blegtorinë, zejtarinë, e të tjera, të cilat kanë qenë edhe si profesione kryesore të banorëve të atëhershëm.

PËRSHKRIMI I XHAMISË SË RAVENIT

Xhamia e Ravenit gjendet në juglindje të fshatit, për vitin e ndërtimit të xhamisë si dhe për themeluesin e saj nuk kemi të dhëna të sakta. Duke u bazuar në burimet gojore dhe në formën e thjeshtë të saj, supozojmë që xhamia është ndërtuar diku rreth vitit 1830, në pjesën e parë të shekullit XIX. Duke u bazuar në të njëjtat burime, xhamia në fillim ka qenë e ndërtuar në formë të thjeshtë, me minaren prej druri dhe me çatinë prej kashte. Pamjen që sot ka xhamija, e ka fituar pas kryerjes së intervenimeve që janë bërë në periudha të ndryshme kohore.

Në vitin 1913, xhamia kaplohet nga zjarri në të cilën paraqitet nevoja që të intervenohet në çatinë prej kashte, duke e mbuluar atë me tjegulla (qeramide), kurse në vitin 1975 ndërtohet minarja. Edhe pse xhamia ka pësuar ndryshime të shumta, duke intervenuar në pjesë të ndryshme të xhamisë forma origjinale e saj, dhe pjesa më e madhe e strukturës është e ruajtur. Kјо xhami ka funksionuar deri më vitin 2003, kur është ndërtuar xhamia e re.

PËRSHKRIMI I XHAMISË

Xhamia është në formë të drejtkëndëshit dhe përbëhet vetëm me përdhesen e lartë dhe të hapur. Sisteme konstruktiv i xhamisë është tradicional, që do të thotë themelet dhe muret јаnë ndërtuar prej guri, konstruksioni i kulmit është prej druri. Çatia paraqite me shtrirje në katër këndet e fasadës i mbuluar me qeramidhe.

Theksim vertikal xhamisë i jep minarja me dy sherife e cila gjendet në këndin jugperëndimor të xhamisë, i cila paraqitet në bazament katërkëndor dhe vazhdon me trupin tetëkëndor, e cila karakterizohet me elegancën e kryer me dekorim stalaktik nën sherifet. Elementi përfundimtar i minares paraqitet në formë piramidale e cila është e punuar me llamarinë të zinkuar.

Në anën veriperëndimore të xhamisë gjendet tremja (hajati), i cili shërben për falje të namazit dhe lutjeve (në rastet kur brenda në xhami nuk ka vend apo besimtarët arrijnë me vonesë) dhe nga kjo pjesë hyhet brenda në xhami. Hapësira e brendshme e xhamisë ndriçohet nga dritaret e radhitura në nivele të ndryshme me ritëm të theksuar, kurse në sipërfaqet e mureve nuk janë dekoruar piktura murale.

MAHVILI

Zë vend në anën veriperëndimore, mbi hyrjen në sallën e lutjeve në tërë gjerësinë e saj, është i realizuar tërësisht nga druri i cili qëndron mbi tre shtylla. Në mahvil arrihet nëpërmjet shkallëve të minares që gjenden në anën perëndimore të xhamisë.

MIHRABI

Në anën e lindjes në drejtim të Kibles është vendosur Mihrabi, ky element është i thelluar në mur në formë konike në pjesën e sipërme gjysmëkonike, me kornizë të suvatuar. Në anën e djathtë dhe të majtë të mihrabit janë pikturuar arabeskat. Të drejtuar nga mihrabi, imami dhe besimtarët bëjnë lutjet e përbashkëta fetare.

MIMBERI

gjendet në këndin perëndimor të xhamisë i ndërtuar prej druri,është i pajisur me shumë shkallë dhe me një derë të vogël. Shfrytëzohet për predikime fetare,ku të premteve dhe në dy ditët e para të dy Bajrameve, imami mban predikime të posaçme.

Në brendinë e xhamisë nuk hasim elemente dekorative. Dyshemeja e xhamisë është shtruar me dërrasa, kurse tavani është i rrafshët prej druri i finalizuar me suvatim. Në muret e brendshme dominon ngjyra e bardhë dhe gjelbër. Gjithashtu edhe në fasadën e jashtme nuk hasim elemente dekorative e lyer me ngjyrë të bardhë.

Në aspektin arkitektonik kjo xhami në përbërje ruan një pjesë të madhe të elementeve karakteristike nga koha e ndërtimit.