Xhamia në f. Simnicë

XHAMIA E FSHATIT SIMNICË

Sa i përket ndërtimit të xhamisë në fshatin simnicë nuk kemi burime të shkruara, andaj do të bazohemi vetëm te burimet gojore, sipas të cilave xhamia është ndërtuar kah viti 1850. Duke u bazuar po në të njëjtat burime, xhamia në fillim ka qenë e ndërtuar në formë të thjeshtë pa minaren me çatinë prej kashte, kurse pamjen që ka sot e ka fituar në vitet e mëvonshme me intervenim të pjesshëm. Në vitin 1920, me iniciativë dhe vetëfinacim të vëllezërve tahir dhe miftar gjika ndërtohet minarja e xhamisë, ndërkaq në vitin 1980 intervenohet në pullazin prej kashte duke e mbuluar atë me qeramide.edhe pse kjo xhami që nga origjina e saj ka pësuar ndryshime ka arritur të ruajë në tërësi vlerat arkitektonike. Xhamija ka qenë në funksion deri më vitin 2003 kur është ndërtuar xhamia e re.

PËRSHKRIMI I OBJEKTIT

Xhamia përbëhet prej një hapësire në trajtë drejtëkëndëshi.sistemi konstruktiv i xhamisë është tradicional, që do të thotë themelet dhe muretјаnë ndërtuar prej guri, konstruksioni i kulmit është prej druri.çatia paraqitet me shtrirje në të gjitha këndet e fasadës i mbuluar me qeramide.

Theksim vertikal xhamisë i jep minarja me një sherife e cila gjendet në këndin jugperëndimor të xhamisë, konstruksioni i saj është ndërtuar me gur bigori kurse pjesa më e lartë që paraqitet në formë piramidale është e punuar me teneqe të cinguar.

Në anën veriperëndimore të xhamisë gjendet hajati i cili qëndron në katër shtylla prej druri. Hajati shërben për falje të namazit dhe lutje (në rastet kur brenda në xhami nuk ka vend apo besimtarët arrijnë me vonesë) dhe nga kjo pjesë hyhet në brendi të xhami hapësira e brendshme ndriçohet nga dritaret të vendosura në katër anët e mureve konstruktive, sipërfaqet e mureve janë dekoruar me piktura murale, dhe citate nga kurani..

MAHVILI

zë vend në anën veriperëndimore mbi hyrjen në sallën e lutjeve në tërë gjerësinë e saj. Ai qëndron mbi pesë shtylla të profilizuara nga druri. Në mahvil arrihet nëpërmjet shkallëve, që gjenden në anën perendimore të xhamisë.

MIHRABI

gjendet në mes të murit juglindor dhe çdoherë është i orientuar drejtim të mekës, ky element është i futur në mur, në formë nike në pjesën e sipërme gjysmëkonike.pjesa e poshtme e mihrabit është i zbukuruar me dërrasa të vendosura në mënyrë vertikale, kurse në pjesën e mbetur paraqiten elemente dekorative me motive lulesh dhe shkrime në gjuhën arabe. Të drejtuar nga mihrabi, imami dhe besimtarët bëjnë lutjet e përbashkëta fetare.

MIMBERI

I vendosur në këndin perëndimor të xhamisë i tëri është prej druri, i pajisur me shkallë me një derë të mbuluar me perde. Shfrytëzohet për predikime fetare prej ku të premteve dhe në dy ditët e para të dy bajrameve, imami mban predikime të posaçme.

Në aspektin arkitektural,hapësinor, strukturor dhe dekorativ xhamia ruan të gjitha tiparet që nga koha e ndërtimit.