Xhamia e Sahatit

Xhamia e Sahatit e cila gjendet në pjesën qëndrore të qytetit të Gostivarit, është ndërtuar në vitin 1676, këtë xhami e ndërtoi Ebu Beqiri djali i Kara Mustafa Pashës, i cili ndërmjet viteve ( 1639 – 1644 ), ka qenë Vezir ( kryetar qeverie ) i Perandorisë Osmane.Xhamia e Ebu Beqirit është rrënuar dhe pastaj është rindërtuar nga xhaxhai i tij Ismail Aga. Në vitin 1920 xhamia pëson meremetimin e parë, kurse në vitin 1944 bëhet meremetimi i dytë i kësaj xhamie, që pas plotë 50 vitesh apo në vitin 1994 mbi themelet e kësaj xhamie të vjetër ndërtohet një tempull i bukur fetar që sot egziston në qendër të qytetit. Në kuadër të xhamisë janë ndërtuar medreseja, një konvikt për nxënësit nga fshatrat e afërm, si dhe biblioteka, por fatkeqësisht ky institucion kulturor sot nuk egziston.Xhamia e Sahatit si ndërtim arkitektonik i takon formave klasike të ndërtimit . Xhamia është e mbuluar me teneqe të cinguar, ka bazë drejtkendor dhe minaren e cila del nga muri jugperëndimor në formë poligonale. Planimetria dhe skema kompozicionale e saj përbëhet nga salla e lutjevetremja (hajati) dhe minarja.

Tremja (hajati)

Tremja (hajati) xhamisë së Sahatit përfshin anën veri-perëndimore të saj. Mbrendia e saj shërben (në rast nevoje, kur në sallën e lutjes nuk ka vend apo arrihet me vonesë) për lutje, dhe falje të namazit.Dyshemeja e hajatit si gjithnjë është në nivel më të lartë se dyshemeja e sallës së lutjeve dhe terrenit pranë Xhamisë. Nga kjo pjesë hyhet drejpërdrejtë në sallën e lutjeve.

Salla e lutjeve

Salla e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kupollë. Kjo sallë ka planimetri të drejtëkëndëshit dhe ka hyrjen nga dera e cila gjendet në fasadën veri-perëndimore.Sa i përket ndriçimit,salla e lutjeve merr dritë nga dritaret e vendosura me pamje në katër muret konstruktive të xhamisë që janë në formë të drejtëkëndëshit të përfunduar me një gjysmërrethor.

Minareja

Si element I pandarë I xhamisë është edhe minareja, e cila zë vend në të djathtë të sallës së lutjeve tek del nga muri jugperendimor.Me minaren komunikohet me anë të një dere të vogël që gjendet sallën e lutjeve.Baza e minares është kënddrejt vazhdon në formë poligonale dhe përfundon në formë piramidale të zunguar.

Mahfili

Mahvili është realizuar tërësisht nga betoni. Ai qëndron mbi shtyllat/kolonat e profilizuara nga mermeri.Mahvili si pjesë konstruktive-arkitektonike e funksionale, pasuron dhe thyen monotoninë e vëllimit të sallës së faljeve. Galeria zë vend në anën veriperëndimore dhe lindore mbi hyrjen në sallën e lutjeve, në tërë gjerësinë e saj. Në mahvill arrihet nëpërmjet shkallëve që gjenden në pjesën lindore dhe perendimore.Karakteristikë e xhamisë së Sahatit është se në të nuk hasim elemente dekorative në faqet e mureve. Dyshemeja e xhamisë e tëra është e shtruar me qilim,i cili është i dizajnuar në formë të kënddrejtit në atë mënyrë që çdo besimtarë ka këndin e vet për lutjet dhe faljen e namazit.

Disa elemente rituale që zbukurojnë murin e këbles në Xhaminë e Sahatit janë mihrabi, minberi si dhe Qursia (kjursia).

Mihrabi

Mihrabi gjendet në mes të murit juglindor dhe gjithmonë është i orientuar në drejtim të Mekës. Ky element është i thelluar në murë (niche) me pjesën e sipërme gjysmëkonike e pasuruar me dekorime stalaktite e gdhendur në b-reliev, detalje tjera dekoruese te Mihrabi hasim edhe te dy shtyllat anësore, ku pjesët e epërme dhe të poshtme të shtyllave (ngjyrë kafe) janë të dekoruara me kapitella relievore, krejtësisht të punuara nga mermeri. Të drejtuar nga mihrabi, imami dhe besimtarët bëjnë lutjet e përbashkëta fetare.

Minberi

Minberi në xhaminë e Sahatit qëndron në pjesën e djathtë të murit juglindor,i tërë si element është i përbërë nga mermeri i bardhe.

Parmakët janë të dekoruara me forma gjeometrike të përformuara nëntëkëndore që gërshetohen njëra me tjetrën dhe krijojnë yllin gjashtëkëndorë i cili përsiritet disa herë në formë të regullt gjeometrike.Pllakat anësore të Mimberit janë të zbukuruara me reliev të cekët me forma të çrregullta.Ky element Shfrytëzohet për predikime fetare nga ku të premteve dhe në dy ditët e para të dy Bajrameve, imami mban predikime të posaçme.

Qursija (kjursija)

Qursija është element i punuar nga mermeri ,ka detalet e njejta zbukuruese sikur te mimberi dhe mihrabi . Pjesa e eperme ka formën pesëkëndore të shprazur e ngjitur në murë,nga ana e majtë është e hapur dhe shërben si hyrje për ligjëruesin fetar. Në pjesën e poshtme hasim punime relievore në të cilën potencohen forma gjeometrike të përformuara nëntëkëndore me detale stalaktite të shkallëzuara dhe me një bordurë ngjyrë të kaftë. Qursija qëndron mbi një shtyllë mermeri gjashtëkëndore, ku pjesa e poshtme e saj është më e gjërë se pjesa e epërme, është e zbukuruar me bordura relievore prej mermeri.