KISHA SHËN DHIMITRI

 Në pjesën lindore e qytetit të Gostivarit gjendet kisha më e vjetër Sh. Dhimitri. Në mesjetë në vendin e saj, paraprakisht ka ekzistuar një manastir i madh. Manastiri, gjatë kohën e pushtimeve turke të këtyre viseve, është shkatërruar. Mbi themelet e manastirit të shkatërruar në vitin 1840 është ndërtuar kjo kishë.

Kjo kishë është kishë një anijatshe harkore në formë drejtkëndore në ndërtimin e së cilës hyjnë altari me një apsidë të madhe e cila lartë përfundon me gjysëmkube, ndërsa anash me dy apsida të vogla të tërhequra në të cilat janë të vendosura proskomidia dhe dhjjakonikoni  (ruajtja e relikëve). Në pjesën e sipërme të altarit majtas dhe djathtas ka nga një dritare të vogël katrore, ndërsa në apsidën e madhe një dritare shumë e ngushtë por e gjatë. Në mesin e apsidës kryesore është vendosur trapezaria e nderit mbi të cilën qëndron kryqi me Krishtin e kryqëzuar në dimension më të madh. Muret e altarit nuk janë të vizatuara.

Naosin e kishës e përbëjnë shtyllat me madhësi masive të cilat janë të instaluara në themelet e mureve anësore të naosit dhe mbi shtylla shtrihet kubja e madhe. Anash (majtas dhe djathtas) në naos gjenden dy dritare më të vogla në formë katrori me korniza druri dhe grila metalike. Nga ana e djathtë e naosit gjendet froni i gdhendur në dru, ndërsa pranë tij është e vendosur një derë e vogël dytësore (ajo në fakt ka qenë dera kryesore e kishës së vjetër, gjendet në anën jugore) pranë hyrjes në këtë derë nga ana e brendshme është e vendosur afreska e patronit të kishës Sh. Dhimitri (e dëmtuar). Në kufirin me narteksin djathtas gjendet bunari me ujë kurues. Bunari është i thellë 4 metra por për fat të keq sot nuk ka ujë. Sipas gojëdhënave popullore Uji është hidhëruar dhe është zhdukur, e kjo i referohet asaj se për këtë kishë nuk është mbajtur llogari, respektivisht ajo ka qenë në një gjendje dëshpëruese. Pikërisht bunari ka ikonën e cila e përshkruan vetinë kuruese të ujit. Nga ana e majtë e naosit, në murin me disa shkallë është vendosur këndi i vogël i këndimit për lexim të ungjillit, kurse para tij është vendosur një baldahin druri në të cilin janë vendosur disa ikona.

Para naosit gjendet narteksi me dimensione më të vogla i cili lartë përfundon me kube në formë të çrregullt në të cilën gjendet një dritare e vogël gjysëmrrethore. Narteski nuk është pikturuar. Në hyrjen e narteksit nga ana e brendshme majtas  (në maqedonisht) dhe djathtas (në gjuhën e vjetër sllave) pranë derës janë vendosur pllaka mermeri me tekst për rinovimin e kishës dhe afresket në të. Hyrjen në narteks e përbëjnë dera njëkrahëshe harkore prej druri dhe dy – tri shkallë tatëpjetë për dallim nga niveli i tokës. Kjo na përkujton edhe kohën kur është ndërtuar kisha – respektivisht nën okupimin turk kur kishat krishtere nuk kanë guxuar të dominojnë në lartësi por dy – tri shkallë më poshtë në tokë. Dyshemeja e kishës është e ndërtuar prej pllakave paksa të vogla të mermerit, ndërsa muret e kishës janë më të gjera dhe janë ndërtuar nga blloqe gurësh të daltuar dhe llaç gëlqeror, kurse pullazi me qeramidhe të kuqe.

Mbi derën hyrëse të narteksit ngrihen dy shtylla guri të lidhura me kurorë guri (në maje me kryq) ku është vendosur kambanorja në vitin 1924.

Tempulli i shenjtë Sh. Dhimitri për të parën herë është pikturuar në vitin 1867. Sipas afreskeve dhe ikonografisë ato i kanë takuar zoografit nga fshati Tresonçe, Dimitar Kresteviç – Diço Zoograv (1819-1872/73) i cili ka punuar në atë kohë në Gostivar dhe rrethinë. Së pari drugdhendës i cili ka mësuar prej të atit të vet, ndërsa aty nga mosha 30 vjeç ka filluar të merret me pikturë duke i ndihmuar një zoografi (vllah).

Për të dytën herë afresket në kishë janë riparuar në shtator të vitit 1976, në kohën e metropolitanit Zoti – Zoti Ciril, dhe me angazhimin e protojerej stavrofor Evtim Popovit dhe këshillit kishtar të qytetit të Gostivarit në atë kohë.

Altari i naosit është i ndarë me ikonostas. I tërë ikonostasi është i mbushur me ikona në tre rende. Duke nisur nga baza janë ikonat e shenjtorëve në formë më të madhe, e mbi to është vendosur një cohë e gdhendur në dru. Në vijën e parë në formë valore në secilin hark ka paraqitje të engjëjve (serafimëve) me flatra, kurse secilin hark e karakterizon nga një shpend petrit me krahë të hapur sikur rrinë pezull. Ndërsa në vijën e dytë të cohës së gdhendur në dru paraqiten hardhitë me rema rrushi, nga ndonjë shpend dhe rrathë të ndërthurur në formë rrjeti. Në rendin e dytë të ikonave të ikonostasit gjenden ikona me madhësi më të vogël me skena biblike. Ndërsa në rendin e tretë akoma më të vogla për nga forma për dallim nga ikonat paraprake prej të cilave në mes është ikona e Jezu Krishtit dhe nga të dyja anët janë apostujt (nxënësit e tij) deh shenjtorë të tjerë. Më lartë ikonostasi përfundon me kryq të madh në të cilin është paraqitur Kryqëzimi i Krishtit ndërsa në majë të kryqit është paraqitur një pëllumb (Shpirti i Shenjtë). Në bazën e kryqit në një medaljon është paraqitur koka e njeriut me dy eshtra të kryqëzuara, ndërsa anash janë gdhendur ornamente me elemente florale dhe dy dragonj me krahë mbi buzët e të cilëve ngrihen ikonat e Sh. Hyjlindëses dhe Sh. Magdalenës. Në mes të ikonostasit janë portat mbretërore nga druri në të cilat në gdhendje të thellë janë prezantuar elemente florale, shpendët, skena nga bibla – amaneti i shpalljes.

Nga ana e majtë e portave mberëtrore është Hyjlindësja me dorë të artë ndërsa me dorën tjetër e mban Jezu Krishtin me aureolë të artë. Kurse nga na a e djathtë e derës është paraqitur Jezu Krishti.

Në majë të naosit te kubja e madhe në të cilën dominon paraqitja e Jezu Krishtit Pantokratorit (me shtat të madh) i cili bekon. Nën të, në një kurorë rrethore janë pikturuar engjëjt, trapezaria e nderit dhe skena të tjera. Ndërkaq në kurorën e tretë të kubes është paraqitja e Etërve të shenjtë, dhe nën to në të katër shtyllat më lartë janë paraqitur katër ungjilltarët (Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni). Në dy muret e naosit gjenden afreske, gjegjësisht figurat e shenjtorëve (në kangjellat e dritareve të vogla) ndërsa në muret janë figurat e shenjtorëve, paraqitje nga Bibla (Gjyqi i tmerrshëm), skena tortura e Jezu Krishtit (Krishti para Pilatit) dhe të tjera.

Para hyrjes së kishës në kohën më të re, me donacione të qytetarëve është ndërtuar një kuzhinë e vogël dhe trapezari e cila shfrytëzohet për të shtruar ushqim gjatë përshpirtjeve për nder të të ndjerëve. Rreth kishës në një sipërfaqe të madhe shtrihen varrezat ortodokse ndër të cilat edhe më të vjetrat në qytetin e Gostivarit, si dhe varre në kohën e LNÇ-së.