KRYETEMPULLI FJETJA E HYJLINDËSES SË TËRËSHENJTË

Ndërtimi i Tempullit kishtar “Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë” ka filluar në vitin 1915, gjatë Luftës së parë botërore, kur Maqedonia ka qenë nën okupimin e Bullgarisë. Themelet i ka shenjtëruar Metropolitani bullgar Neofit dhe mbi të njëjtët është vendosur karta me shenjtërimin e kishës Sh. Hyjlindësja. Pas tërheqjes së kishës bullgare, respektivisht Bullgarisë nga Gostivari është ndërprerë ndërtimi i kishës. Punët rreth ndërtimit kanë vazhduar në vitet 1919/20, ndërsa kanë përfunduar kur tempulli është shenjtëruar nga Metropolitani serb Varnava. Gjatë shenjtërimit është bërë edhe riemërtimi i kishës nga Sh. Hyjlindësja në Sh. Sava Serbe.

Me ardhjen e protoerit Eftim Poposki për prift të famullisë dhe famullitar peshkopal në Gostivar, ka filluar aktiviteti për riemërtimin e sërishëm të kishës, respektivisht për kthimin e emrit paraprak, kur janë shenjtëruar themelet. Besimtarët kanë qenë të ndarë, ka pasur Pro dhe Kundër. Kontestin e ka zgjidhur kreu i KOM kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë Zoti Zoti Dositej, duke urdhëruar që të vendoset ikona e Sh. Hyjlindëses në mesin e ikonostasit pranë ikonës së Sh. Savës.

Në vitin 2003 u bë rinovimi i plotë i fasadës dhe i hapësirës së brendshme të Tempullit kishtar Sh. Mëria. Me këtë rast u bë zëvendësimi i pullazit nga llamarina me të bakrit, u bë komplet izolimi, pllakat e dyshemesë u zëvendësuan me pllaka graniti dhe me këtë rast u instalua edhe ngrohja qendrore. Me këtë intervenim u zëvendësuan dyert e jashtme me të reja, ndërsa u zëvendësuan edhe xhamat e dritareve me italiane.

Objekti është i realizuar si tip i zhvilluar и kishës me kryq të shënuar, kubeja qendrore, kubeja mbi narteksin e zhvilluar të anës perëndimore dhe kullë për kambanën. Kuben qendrore e mbajnë katër shtylla masive me pandantife. Në kompozicionin e vëllimeve të objektit, dominon kambanarja e cila e definon fasadën hyrëse perëndimore të objektit. I gjithë objekti është i ngritur në një cokle guri, i murosur në sistem masiv klasik të ndërtimit. Koncepcionin e zhvilluar të bazës denjësisht e ndjekin edhe elementet tjera arkitektonike të mbështjellësit të fasadës përmes përdorimit të gjuhës së reduktuar arkitektonike në trajtimin e dekorimit të fasadës dhe pamjes së plotë të objektit. Ky ndërtim monumental, si një nga objektet e para më të mëdha nga ky lloj të ndërtuara në Maqedoni imponohet me një gjuhë shumë të theksuar specifike të artikuluar stilistike.

Në vitin 2007 filloi zoografimi i pjesës së brendshme të kishës, respektivisht me përpunimin e afreskave – pikturave. Afreskat- pikturat në të gjithë brendinë e naosit i punon Sinisha Paçavellski – piktor akademik dhe zoograf, përveç afreskave – pikturave në altarin i cili është i pikturuar që nga ndërtimi i kishës. Në apsidën e madhe të altarit me dimensione të mëdha dominon fytyra e Sh. Mërisë, kurse anash janë pikturuar liturgjistët (Matej, Marko, Luka dhe Jovan).

Altari i naosit është ndarë me separe të madhe ikonostas. Ikonostasi përbëhet prej rendit kanonik të nënshtruar shenjtorëve. Në mes të ikonostasit janë portat mbretërore dhe dy dyert për hyrje dhe dalje nga altari në të cilin janë pikturuar ushtarët e Krishtit. Mbi portat mbretërore është pikturuar ikona e jo artizanale e Krishtit dhe mbi të pasojnë kompozicionet e ikonave, me përfundim final kryq i madh në majë me pëllumb (Sh. Shpirti) .

I gjithë naosi është me afreska – piktura nga koha më e re në të cilin akoma punohet. Para altarit, majtas dhe djathtas me dy hapësira të korit dhe troni i shenjtë nga e djathta. Në mes të naosit mbi katër shtylla masive ngrihet kubeja e kishës. Në kuben në mes, dominon fytyra e Jezu Krishtit Pantokrator, kurse anash më poshtë janë prezantuar katër ungjillëtorët si dhe ornamentet florale (hardhi rrushi) dhe simbole tjera të ortodoksizmit. Më pas vazhdojnë paraqitjet e skenave të ndryshme biblike dhe paraqitjet e shenjtorëve me çka e gjithë brendia e kishës është e mbushur me piktura.

Narteksi është përpara naosit, në të cilin gjendet edhe hyrja kryesore, derë e madhe dykrahëshe. Majtas dhe djathtas narteksit gjenden hapësirat ndihmëse që shërbejnë për ekspozim dhe shitje të librave të ndryshme fetare, sendeve të ndryshme me simbole që karakterizojnë fenë e krishterë si dhe për shitjen e qirinjve, të cilët ndizen në vetë kishën. Lartë në narteksin ngrihet kambanarja.

Nga ana lindorе në oborrin e kishës gjendet ndërtesa ndihmëse, në të cilën gjendet pagëzimorja (ku kryhet rituali i pagëzimit i Ortodoksëve), selia e Peshkopatës si dhe hapësirat për banim.