
Trashëgimia arkeologjike është tërësia e kulturës materiale e krijuar nga njerëzimi në të kaluarën e cila rrit te kuptuarit tonë për njohjen, strukturën, veprimtarinë dhe kulturën e shoqërive te lashta. Ajo si e tillë ka vlera te çmueshme dhe është e papërsëritshme.
Përbëhet prej objekteve të kulturës materiale , monumenteve, grupeve, lokaliteteve, që paraqiten në formë të pjesshme si një ndërtim i vetëm, në grup, lokalitet apo më gjerë, dhe dallohen me tipare e vlera nga pikëpamja arkeologjike, historike, antropologjike, etnologjike, shoqërore, shkencore, kulturore dhe teknike.
