E ndërtuar në këndin qendror të qytetit të Gostivarit. Sahat Kulla ofron një pamje të mrekullueshme të arkitekturës osmane, gjithashtu ky monument kulturor historik paraqitet edhe si simbol I qytetit të Gostivarit. Me karakteristikat e veta arkitektonike, tipologjike dhe stilistike fiton një vlerë të veçantë historike. Ky objekt u ka rezistuar trazirave të ndryshme kohore duke arritur të ruajë të gjitha format autentike të ndërtimit.
Sa i përket kohës së ndërtimit të Kullës së Sahatit, për këtë flet Mehmed Zeki Ibrahimi në Gazetën El HILAL në tetor të vitit 1988, i cili thotë se elementet arkitektonike dhe stilistike i takojnë shekullit XVII. Gjatë renovimit të objektit që është bërë në vitin 1834, para hyrjes së derës është vënë një pllakë me një mbishkrim me alfabetin osman, në të cilën shkruan se donatori i Kullës së Sahatit është Ismail Aga djali i Haxhi Jusuf Agës.
Në kohën kur është ndërtuar Kulla e Sahatit, të gjitha objektet e qytetit ishin më të ulta, kështuqë Kulla paraqiteshte si dominante me qetësinë dhe siluetën e saj gjithashtu edhe si faktor organizues i qytetit.
Kulla e Sahatit të Gostivarit, në fillim ka pasur vetëm orën mekanike dhe këmbanën që me tingujt e saj ka shënuar orët. Sipas burimeve gojore të gostivarasve më të moshuar, Sahat Kulla, në veçori konstruksioni I drurit të saj është djegur në kohën e Luftës së Pare Botërore. Sipas një fotografie që është ruajtur nga vet qytetarët e Gostivarit, që nga egzistimi I saj i mëparshëm kanë ngelur vetëm gurët e zhveshur të mureve të Kullës. Gjatë rekonstruimit që është bërë në vitin 1986, nga enti për mrojtjen trashëgimisë kulturore, janë bërë ndryshime në radhitjen e komponentëve për çka autori Mehmed Zeki Ibrahimi ka vërejtjet e veta pasi është bërë një gërshetim i elementeve të arkitekturës bizantino – islame.
Përshkrimi i kullës
Pjesa bazore e Kullës së Sahatit paraqitet në formë të katrorit me dimensione 5,60m x 5,60m, e ndërtuar prej gurit të përpunuar, me fuga të lidhura me llaç gëlqerorë. Katër skajet e kullës janë të ndërtuara me gurë gëlqerorë që ndikojnë si në stabilitetin ashtu edhe në pamjen estetike të objektit. Në anën jugperendimore gjendet dera hyrëse e Kullës së Sahatit, kurse nga një hapësirë e vogël në pjesën e mesme janë vendosur shkallët prej druri, që mundësojnë kalimin në gjashtë nivele të objektit. Për ndriçimin e hapësirës është vendosur nga një dritare në çdo etazh të dytë të Kullës.
Forma katëranësore e kullës që ka lartësi prej 6.8m, transformohet në trup tetëkëndore që arrin lartësinë prej 13,70 m, ku mbaron me një kurorë të vogël të thjeshtë e veshur me kallaj bakri. Mbi prizmen tetëkëndore të gurit është ndërtuar një tjetër prizëm tetëkëndore prej druri, ku ka qëndruar ora mekanike. Pjesa ku bashkohet kontruksioni i gurit dhe i drurit, ndahen me bordure. Tetë shtyllat dhe çatia piramidale formojnë çardakun e vogël, gjithashtu në mes të çatisë është ngritur një tambur i hapur dhe i vogël me tetë shtylla të drurit në të cilën ndodhet këmbana e orës. Pjesa e drurit të Kullës së Sahatit është mbuluar me rekonstruimin që është bërë në vitin 1986, me të cilën ka arritur të ruajë pamjen e jashtme të vjetër.
Materijalet e shfrytëzuara për ndërtimin e këtij objekti në mënyrë precize e ndajnë Kullën në dy pjesë, të cilat bukur ambijentohen me sipërfaqen përreth, në atë mënyrë potencohet madhështia e saj arkitektonike, kulturore .
Me rekonstruimin e fundit që është bërë nga ana e qendrës nacionale për Konservim në Gostivar, Kulla e Sahatit fitoi një trajtim të ri me çka i mundësoi objektit sërish të ringjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet.
Xhamia e Sahatit e cila gjendet në pjesën qëndrore të qytetit të Gostivarit, është ndërtuar në vitin 1676, këtë xhami e ndërtoi Ebu Beqiri djali i Kara Mustafa Pashës, i cili ndërmjet viteve ( 1639 – 1644 ), ka qenë Vezir ( kryetar qeverie ) i Perandorisë Osmane.Xhamia e Ebu Beqirit është rrënuar dhe pastaj është rindërtuar nga xhaxhai i tij Ismail Aga. Në vitin 1920 xhamia pëson meremetimin e parë, kurse në vitin 1944 bëhet meremetimi i dytë i kësaj xhamie, që pas plotë 50 vitesh apo në vitin 1994 mbi themelet e kësaj xhamie të vjetër ndërtohet një tempull i bukur fetar që sot egziston në qendër të qytetit. Në kuadër të xhamisë janë ndërtuar medreseja, një konvikt për nxënësit nga fshatrat e afërm, si dhe biblioteka, por fatkeqësisht ky institucion kulturor sot nuk egziston.Xhamia e Sahatit si ndërtim arkitektonik i takon formave klasike të ndërtimit . Xhamia është e mbuluar me teneqe të cinguar, ka bazë drejtkendor dhe minaren e cila del nga muri jugperëndimor në formë poligonale. Planimetria dhe skema kompozicionale e saj përbëhet nga salla e lutjeve, tremja (hajati) dhe minarja.
Tremja (hajati)
Tremja (hajati)i xhamisë së Sahatit përfshin anën veri-perëndimore të saj. Mbrendiae saj shërben (në rast nevoje, kur në sallën e lutjes nuk ka vend apo arrihet me vonesë) për lutje, dhe falje të namazit.Dyshemeja e hajatit si gjithnjë është në nivel më të lartë se dyshemeja e sallës së lutjeve dhe terrenit pranë Xhamisë. Nga kjo pjesë hyhetdrejpërdrejtë në sallën e lutjeve.
Salla e lutjeve
Salla e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kupollë. Kjo sallë ka planimetri të drejtëkëndëshit dhe ka hyrjen nga dera e cila gjendet në fasadën veri-perëndimore.Sa i përket ndriçimit,salla e lutjeve merr dritë nga dritaret e vendosura me pamje në katër muret konstruktive të xhamisë që janë në formë të drejtëkëndëshit të përfunduar me një gjysmërrethor.
Minareja
Si element I pandarë I xhamisë është edhe minareja, e cila zë vend në të djathtë të sallës së lutjeve tek del nga muri jugperendimor.Me minaren komunikohet me anë të një dere të vogël që gjendet sallën e lutjeve.Baza e minares është kënddrejt vazhdon në formë poligonale dhe përfundon në formë piramidale të zunguar.
Mahfili
Mahvili është realizuar tërësisht nga betoni. Ai qëndron mbi shtyllat/kolonat e profilizuara nga mermeri.Mahvili si pjesë konstruktive-arkitektonike e funksionale, pasuron dhe thyen monotoninë e vëllimit të sallës së faljeve. Galeria zë vend në anën veriperëndimore dhe lindore mbi hyrjen në sallën e lutjeve, në tërë gjerësinë e saj. Në mahvill arrihet nëpërmjet shkallëve që gjenden në pjesën lindore dhe perendimore.Karakteristikë e xhamisë së Sahatit është se në të nuk hasim elemente dekorative në faqet e mureve. Dyshemeja e xhamisë e tëra është e shtruar me qilim,i cili është i dizajnuar nëformë të kënddrejtit në atë mënyrë që çdo besimtarë ka këndin e vet për lutjet dhe faljen e namazit.
Disa elemente rituale që zbukurojnë murin e këbles në Xhaminë e Sahatit janë mihrabi, minberi si dhe Qursia (kjursia).
Mihrabi
Mihrabi gjendet në mes të murit juglindor dhe gjithmonë është i orientuar në drejtim të Mekës. Ky element është i thelluar në murë(niche) me pjesën e sipërme gjysmëkonike e pasuruar me dekorime stalaktite e gdhendur në b-reliev, detalje tjera dekoruese te Mihrabi hasim edhe te dy shtyllat anësore, ku pjesët e epërme dhe të poshtme të shtyllave (ngjyrë kafe) janë të dekoruara me kapitella relievore, krejtësisht të punuara nga mermeri. Të drejtuar nga mihrabi, imami dhe besimtarët bëjnë lutjet e përbashkëta fetare.
Minberi
Minberi në xhaminë e Sahatit qëndron në pjesën e djathtë të murit juglindor,i tërë si element është i përbërë nga mermeri i bardhe.
Parmakët janë të dekoruara me forma gjeometrike të përformuara nëntëkëndore që gërshetohen njëra me tjetrën dhe krijojnë yllin gjashtëkëndorë i cili përsiritet disa herë në formë të regullt gjeometrike.Pllakat anësore të Mimberit janë të zbukuruara me reliev të cekët me forma të çrregullta.Ky element Shfrytëzohet për predikime fetare nga ku të premteve dhe në dy ditët e para të dy Bajrameve, imami mban predikime të posaçme.
Qursija (kjursija)
Qursija është element i punuar nga mermeri ,ka detalet e njejta zbukuruese sikur te mimberi dhe mihrabi . Pjesa e eperme ka formën pesëkëndore të shprazur e ngjitur në murë,nga ana e majtë është e hapur dhe shërben si hyrje për ligjëruesin fetar. Në pjesën e poshtme hasim punime relievore në të cilën potencohen forma gjeometrike të përformuara nëntëkëndore me detale stalaktite të shkallëzuara dhe me një bordurë ngjyrë të kaftë. Qursija qëndron mbi një shtyllë mermeri gjashtëkëndore, ku pjesa e poshtme e saj është më e gjërë se pjesa e epërme, është e zbukuruar me bordura relievore prej mermeri.
https://conservation.gov.mk/wp-content/uploads/2018/10/xh.jpg201300adminhttps://conservation.gov.mk/wp-content/uploads/2018/11/logofinmid2.pngadmin2018-10-02 00:13:592018-10-02 00:13:59Xhamia e Sahatit
Sahat kulla
/in Trashigimia /by adminE ndërtuar në këndin qendror të qytetit të Gostivarit. Sahat Kulla ofron një pamje të mrekullueshme të arkitekturës osmane, gjithashtu ky monument kulturor historik paraqitet edhe si simbol I qytetit të Gostivarit. Me karakteristikat e veta arkitektonike, tipologjike dhe stilistike fiton një vlerë të veçantë historike. Ky objekt u ka rezistuar trazirave të ndryshme kohore duke arritur të ruajë të gjitha format autentike të ndërtimit.
Sa i përket kohës së ndërtimit të Kullës së Sahatit, për këtë flet Mehmed Zeki Ibrahimi në Gazetën El HILAL në tetor të vitit 1988, i cili thotë se elementet arkitektonike dhe stilistike i takojnë shekullit XVII. Gjatë renovimit të objektit që është bërë në vitin 1834, para hyrjes së derës është vënë një pllakë me një mbishkrim me alfabetin osman, në të cilën shkruan se donatori i Kullës së Sahatit është Ismail Aga djali i Haxhi Jusuf Agës.
Në kohën kur është ndërtuar Kulla e Sahatit, të gjitha objektet e qytetit ishin më të ulta, kështuqë Kulla paraqiteshte si dominante me qetësinë dhe siluetën e saj gjithashtu edhe si faktor organizues i qytetit.
Kulla e Sahatit të Gostivarit, në fillim ka pasur vetëm orën mekanike dhe këmbanën që me tingujt e saj ka shënuar orët. Sipas burimeve gojore të gostivarasve më të moshuar, Sahat Kulla, në veçori konstruksioni I drurit të saj është djegur në kohën e Luftës së Pare Botërore. Sipas një fotografie që është ruajtur nga vet qytetarët e Gostivarit, që nga egzistimi I saj i mëparshëm kanë ngelur vetëm gurët e zhveshur të mureve të Kullës. Gjatë rekonstruimit që është bërë në vitin 1986, nga enti për mrojtjen trashëgimisë kulturore, janë bërë ndryshime në radhitjen e komponentëve për çka autori Mehmed Zeki Ibrahimi ka vërejtjet e veta pasi është bërë një gërshetim i elementeve të arkitekturës bizantino – islame.
Përshkrimi i kullës
Pjesa bazore e Kullës së Sahatit paraqitet në formë të katrorit me dimensione 5,60m x 5,60m, e ndërtuar prej gurit të përpunuar, me fuga të lidhura me llaç gëlqerorë. Katër skajet e kullës janë të ndërtuara me gurë gëlqerorë që ndikojnë si në stabilitetin ashtu edhe në pamjen estetike të objektit. Në anën jugperendimore gjendet dera hyrëse e Kullës së Sahatit, kurse nga një hapësirë e vogël në pjesën e mesme janë vendosur shkallët prej druri, që mundësojnë kalimin në gjashtë nivele të objektit. Për ndriçimin e hapësirës është vendosur nga një dritare në çdo etazh të dytë të Kullës.
Forma katëranësore e kullës që ka lartësi prej 6.8m, transformohet në trup tetëkëndore që arrin lartësinë prej 13,70 m, ku mbaron me një kurorë të vogël të thjeshtë e veshur me kallaj bakri. Mbi prizmen tetëkëndore të gurit është ndërtuar një tjetër prizëm tetëkëndore prej druri, ku ka qëndruar ora mekanike. Pjesa ku bashkohet kontruksioni i gurit dhe i drurit, ndahen me bordure. Tetë shtyllat dhe çatia piramidale formojnë çardakun e vogël, gjithashtu në mes të çatisë është ngritur një tambur i hapur dhe i vogël me tetë shtylla të drurit në të cilën ndodhet këmbana e orës. Pjesa e drurit të Kullës së Sahatit është mbuluar me rekonstruimin që është bërë në vitin 1986, me të cilën ka arritur të ruajë pamjen e jashtme të vjetër.
Materijalet e shfrytëzuara për ndërtimin e këtij objekti në mënyrë precize e ndajnë Kullën në dy pjesë, të cilat bukur ambijentohen me sipërfaqen përreth, në atë mënyrë potencohet madhështia e saj arkitektonike, kulturore .
Me rekonstruimin e fundit që është bërë nga ana e qendrës nacionale për Konservim në Gostivar, Kulla e Sahatit fitoi një trajtim të ri me çka i mundësoi objektit sërish të ringjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet.
Xhamia e Sahatit
/in Trashigimia /by adminsfsdfsd
/in Uncategorized /by adminsdfsdfsdf