2019/2020

Vizitë në fshatin Vërtok dhe Reçan.

Ekipi profesional i I.N. Qendra për Konservim – Gostivar, kanë vizituar objektet profane dhe sakrale në fshatin Vërtok dhe Reçan Komuna e Gostivarit. Ekipi në fjalë konstatoi që objektet paraqesin vlera me histori të veçanta kulturore, të cilat duhet evidentuar dhe trajtuar si trashëgimi kulturore. 
Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët për ti përçuar këto pasuri në mënyrën e duhur tek brezat e ardhshëm.

КУЌАТА НА АХМЕД ЧАКО

Османската империја во времето на султан Сулејман II, не само што го достигна
врвот на своето проширување и голем економски, општествен и воен развој,
имаше и процветување на образованието, науката, уметноста и културата. Во
својот двор, султанот имаше собрано многумина паметни луѓе, кои со својата
мудрост придонесоа многу области од науката и културата да земат замав.
Дури и самиот султан беше прилежен поет и уметник. Во негово време се
забележа виден напредок и развој на османлискиот образовен систем, се разви
книжевноста, архитектурата и применетите и декоративни уметности. Во тој
период, речиси на целата територија на Македонија, се изградија монументални
објекти и архитектонски градби, величествени џамии, медресиња, библиотеки и
други разни сакрални и профани објекти.
Покрај познатите верски објекти, во Гостивар се наоѓаат и одреден број на стари
традиционални куќи, изградени помеѓу XVIII-XIX век, кои имаат висока
репрезентативна вредност. Овие објекти ни овозможуваат да разбереме многу во
однос на развојот на функцијата и градежните, архитектонските и урбанистичките
карактеристики, начинот на живеење во тоа време, а воедно имаат и посебно значење
во развојот на архитектонското обликување на градот и пошироко.
Куќата на Ахемд Чако во Гостивар, претставува типичен пример на профана
архитектура, односно муслиманска (османлиска куќа). Според податоците на
сопственикот на куќата, како и според комбинацијата на функционалните и стилски
елементи, може да се утврди дека објектот е изграден во средината на XVIII век.
Наспроти тоа што куќата е стара, како и малите измени кои се извршени со текот на
времето, куќата генерално ја сочувала структурата, етнолошката содржина и
архитектонските елементи.
Муслиманската куќа секогаш била опкружена со широк двор, заштитен со високи
ѕидови, со многу вода и зеленило, што се среќава и кај куќата на Ахмед Чако.
Опис на објектот
Објектот во минатото бил поделен на: хартемлак (куќа за жени), иако била наречена
куќа на жените, во неа живееле сите членови од семејството, и селамлак (куќа за
мажи), служела за дочек на гости, мажи. Денес селамлакот се наоѓа од левата страна
на влезната порта, но не е во функција.
Куќата во планиметрија има правоаголна форма, во долниот кат е изградена со
масивни ѕидови од камен, поврзани со кал и со дрвен појас за да му дадат на градбата
флексибилност во случај на земјотрес и во последниот кат ѕидовите се изградени со
бондрук систем, прикажана структура со греди, полнети со цигли од ќерпич и

малтерисани ја следеа урбаната османлиска култура како во инженерството така и во
проектирањето.
До влезот во приземјето се стига преку отворениот чардак, кој е позициониран од
десната страна на влезната врата, познат како ќушк, служи за одмор и разговор и
подигнат е 40 цм од подот. Од ќушкот се влегува во хајатот, кој служи како
просторија за комуникација со приземјето. Во внатрешното организирање, доминира
симетричната шема. Во приземјето кон предната фасада се наоѓаат две соби за
домување. По дневната соба, на десната страна од куќата, со поглед кон задниот двор
се наоѓа кујната од чија спротивна страна се наоѓа сандак собата. На горниот кат се
стигнува низ внатрешните скали, двонасочни, кои имаат простор за минување од
десната и левата страна и направени се од дрво. Вториот кат се отвора со широк
простор и затворен, тука го наоѓаме чардакот, подигнат околу 40 цм повисоко од
подот, дел кој што е затворен со три надворешни ѕида во кој се поставени шест
прозорци, четири во средина и по еден странично, кои го осветлуваат и чардакот. Овој
кат содржи исто така две дневни соби кои се појавуваат со идентична содржина како
оние од првиот кат. Двете соби кои се поставени на северниот дел од куќата во
вториот кат таканаречени сандак соби, не се соби за домување туку служат за чување
на потребни ствари, како и други предмети.
Од аспект на архитектонското обликување, ентериерот од куќата е побогат, каде
можеме да забележиме оригинални елементи третирани со посебно внимание.
Собите за домување во двата ката, се појавуваат со мал предвлез, каде што десно или
лево од предвлезот е поставена бањата, поинаку наречена aмамџик, во негово
продолжение речиси со иста големина од aмамџикот, поставен е ќумлеклакот
(шпоретот), изграден од керамика кој што служи за загревање на водата и собите. На
ѕидот спроти прозорците во продолжение на предвлезот, поставени се душеклаците
кои се длабнати на ѕид, чии што врати се изработени од штици со два краци каде што
има простор и за огледало и за хојналак. Над душеклакот се наоѓаат мусандрите.
Таваните се изградени од штици, со декорирана розета во средина. Вратите се исто
така од дрво бојосани со сина боја.
Во екстериерот, куќата има обликувана предна фасада, каде што можеме да ја
истакнеме гредата во форма на лак што се наоѓа над чардакот.

Prezantimi i Trashëgimisë kulturore të Gostivarit

Institucioni Nacional Qendra për Konzervim me ftesë të kryetarit Arben Taravari bëri prezantimin e Trashëgimisë kulturore të Gostivarit për mysafirët nga Komuna e Sveta Nedela Republika e Kroacisë në krye me kryetarin Z. Dario Zurovec.

Drejtor i Qendrës Për Konzervim Ylber Zulfiqari dhe Konzervator Mr.prof. Xhezair Rexhepi

Shtëpia e Ahmed Çakos

SHTËPIA E AHMED ÇAKOS

Perandoria Osmane në kohën e sulltan Sulejmanit II, jo vetëm që arriti kulmin e zgjerimit të saj dhe një zhvillim të madh ekonomik, shoqëror dhe ushtarak, por pati një lulëzim edhe të arsimit, shkencës, artit dhe të kulturës. Në oborrin e tij, sulltani kishte mbledhur mjaft njerëz të ditur, të cilët me zgjuarsinë e tyre kishin bërë që shumë fusha të dijes e të kulturës të marrin hov. Madje edhe vetë sulltani ishte një poet dhe artist i përkushtuar. Në kohën e tij shënoi përparim dhe zhvillim të dukshëm sistemi arsimor osman, u zhvillua letërsia, arkitektura dhe artet e zbatuara e dekorative. Gjate kësaj periudhe, pothuajse në gjithë territorin e Maqedonisë u ndërtuan objekte monumentale dhe ndërtesa arkitektonike, xhami madhështore, medrese, biblioteka dhe objekte të tjera të ndryshme sakrale dhe profane.

Krahas objekteve fetare të njohura, në Gostivar gjenden edhe një numër i caktuar i shtëpive të vjetra tradicionale, të ndërtuara në mes shekujve XVIII-XIX, të cilët kanë vlerë të lartë reprezentative. Këto objekte na mundësojnë të kuptojmë shumë në lidhje me zhvillimin e funksionit dhe karakteristikat ndërtimore, arkitektonike dhe urbanistike, mënyrën e jetesës në atë kohë, njëkohësisht kanë vlerë të veçantë në zhvillimin e formësimit arkitektonik të qytetit dhe më gjerë.

Shtëpia e Ahmed Çakos në Gostivar, përfaqëson një shembull tipik të arkitekturës profane gjegjësisht shtëpisë myslimane (osmane). Sipas të dhënave të pronarit të shtëpisë si dhe kombinimi i elementeve funksionale dhe stilistike, mund të konstatohet se objekti është ndërtuar në mesin e shekullit XVIII. Edhe përkundër asaj që shtëpia është e vjetër, si dhe ndryshimet e pakta që janë bërë me kalimin e kohës, shtëpia ka ruajtur në përgjithësi strukturën, përmbajtjet etnologjike dhe elementet arkitektonike.

Shtëpia myslimane gjithmonë ka qenë e rrethuar me hapësirë të gjerë të oborrit, i mbrojtur me mure të larta, i pasur me ujë dhe gjelbërim, gjë të cilën e gjejmë edhe te shtëpia e Ahmed Çakos.

PËRSHKRIMI I OBJEKTIT

Objekti në të kaluarën ka qenë i ndarë në: haremllëk (shtëpi për gra) edhe pse është quajtur shtëpia e grave, në të kanë jetuar të gjithë anëtarët e familjes dhe selamllëk (shtëpi për burra), ka shërbyer për pritje mysafirësh, meshkuj. Sot selamllëku gjendet në anën e majtë të portës hyrëse, mirëpo nuk është në funksion.

Shtëpia në planimetri ka formë drejtkëndore, në katin e poshtëm e ndërtuar me mure masive me gurë, të lidhura me llaç prej balte dhe me breza druri për ti dhënë ndërtimit fleksibilitet në rast tërmeti dhe katin e fundit muret janë të ndërtuara me sistem bondruk, e paraqitur një strukturë me trarë, të mbushura me tulla nga qerpiçi dhe të suvatuar ndiqnin kulturën urbane osmane si në inxhinieri ashtu edhe në projektim.

Hyrja në përdhes arrihet përmes një çardaku të hapur, i cili është i pozicionuar në anën e djathtë të derës hyrëse, i njohur si qyshk, shërben për pushim dhe biseda dhe i ngritur 40 cm nga dyshemeja. Nga qyshku hyhet në hajat, i cili shërben si hapësirë komunikimi me përdhesen. Në organizimin e brendshëm, dominon skema simetrike. Në përdhes kah fasada ballore gjenden dy dhoma banimi. Pas dhomës së ndejës, në anën e djathtë të shtëpisë, me pamje kah oborri i pasmë gjendet kuzhina në anën e kundërt të së cilës gjendet sandëk dhoma. Në katin e sipërm arrijmë përmes shkallëve të brendshme, dy kahëshe, të cilat kanë hapësirë kalimi nga ana e djathtë dhe e majtë dhe janë të ndërtuara prej druri . Kati i dytë hapet me një hapësirë të gjerë dhe të mbyllur, aty gjejmë çardakun, i ngritur rreth 40 cm më lartë se dyshemeja, pjesë e cila është e mbyllur me tre mure të jashtme në të cilën janë të vendosura gjashtë dritare, katër në mes dhe nga një anësh, që bëjnë edhe ndriçimin e çardakut. Ky kat përmban gjithashtu edhe dy dhoma ndeje të cilat paraqiten me përmbajtje identike si ato të katit të parë. Dy dhomat të cilat janë të vendosura në pjesën veriore të shtëpisë në katin e dytë të ashtuquajtura sandëk dhoma, nuk janë dhoma për banim por shërbejnë për mbajtjen e gjërave të nevojshme, si dhe lëndëve tjera. Në aspektin e formësimit arkitektonik, enterieri i shtëpisë është më i pasur, ku mund të vërejmë elementet origjinale të trajtuara me një kujdes të veçantë.

Dhomat e banimit në të dy katet, paraqiten me një parahyrje të vogël, ku në të djathtë apo në të majtë të parahyrjes është e vendosur banjoja, ndryshe quajtur hamamxhik, në vazhdim të saj pothuajse me të njëjtën madhësi të hamamxhikut, është i vendosur qymlekllëku (koftori), i ndërtuar me qeramikë që shërben për ngrohjen e ujit dhe të dhomave. Në murin përballë dritareve në vazhdim të parahyrjes, janë të vendosura dyshekllëkët të cilët janë të thelluara në mur, dyert e të cilëve janë të punuara prej dërrasave me dy krahë ku ka hapësirë edhe për pasqyrë edhe për hojnallëk. Mbi dyshekllëkun gjenden musandrat. Tavanet janë të ndërtuara prej dërrasave, me një rozetë të dekoruar në mes. Dyert janë po ashtu nga druri të lyera me ngjyrë të kaltër. Në eksterier shtëpia e ka të trajtuar fasadën ballore, ku mund të theksojmë traun në formë harkore që gjendet mbi çardak.

Kisha shën dhimitri

KISHA SHËN DHIMITRI

 Në pjesën lindore e qytetit të Gostivarit gjendet kisha më e vjetër Sh. Dhimitri. Në mesjetë në vendin e saj, paraprakisht ka ekzistuar një manastir i madh. Manastiri, gjatë kohën e pushtimeve turke të këtyre viseve, është shkatërruar. Mbi themelet e manastirit të shkatërruar në vitin 1840 është ndërtuar kjo kishë.

Kjo kishë është kishë një anijatshe harkore në formë drejtkëndore në ndërtimin e së cilës hyjnë altari me një apsidë të madhe e cila lartë përfundon me gjysëmkube, ndërsa anash me dy apsida të vogla të tërhequra në të cilat janë të vendosura proskomidia dhe dhjjakonikoni  (ruajtja e relikëve). Në pjesën e sipërme të altarit majtas dhe djathtas ka nga një dritare të vogël katrore, ndërsa në apsidën e madhe një dritare shumë e ngushtë por e gjatë. Në mesin e apsidës kryesore është vendosur trapezaria e nderit mbi të cilën qëndron kryqi me Krishtin e kryqëzuar në dimension më të madh. Muret e altarit nuk janë të vizatuara.

Naosin e kishës e përbëjnë shtyllat me madhësi masive të cilat janë të instaluara në themelet e mureve anësore të naosit dhe mbi shtylla shtrihet kubja e madhe. Anash (majtas dhe djathtas) në naos gjenden dy dritare më të vogla në formë katrori me korniza druri dhe grila metalike. Nga ana e djathtë e naosit gjendet froni i gdhendur në dru, ndërsa pranë tij është e vendosur një derë e vogël dytësore (ajo në fakt ka qenë dera kryesore e kishës së vjetër, gjendet në anën jugore) pranë hyrjes në këtë derë nga ana e brendshme është e vendosur afreska e patronit të kishës Sh. Dhimitri (e dëmtuar). Në kufirin me narteksin djathtas gjendet bunari me ujë kurues. Bunari është i thellë 4 metra por për fat të keq sot nuk ka ujë. Sipas gojëdhënave popullore Uji është hidhëruar dhe është zhdukur, e kjo i referohet asaj se për këtë kishë nuk është mbajtur llogari, respektivisht ajo ka qenë në një gjendje dëshpëruese. Pikërisht bunari ka ikonën e cila e përshkruan vetinë kuruese të ujit. Nga ana e majtë e naosit, në murin me disa shkallë është vendosur këndi i vogël i këndimit për lexim të ungjillit, kurse para tij është vendosur një baldahin druri në të cilin janë vendosur disa ikona.

Para naosit gjendet narteksi me dimensione më të vogla i cili lartë përfundon me kube në formë të çrregullt në të cilën gjendet një dritare e vogël gjysëmrrethore. Narteski nuk është pikturuar. Në hyrjen e narteksit nga ana e brendshme majtas  (në maqedonisht) dhe djathtas (në gjuhën e vjetër sllave) pranë derës janë vendosur pllaka mermeri me tekst për rinovimin e kishës dhe afresket në të. Hyrjen në narteks e përbëjnë dera njëkrahëshe harkore prej druri dhe dy – tri shkallë tatëpjetë për dallim nga niveli i tokës. Kjo na përkujton edhe kohën kur është ndërtuar kisha – respektivisht nën okupimin turk kur kishat krishtere nuk kanë guxuar të dominojnë në lartësi por dy – tri shkallë më poshtë në tokë. Dyshemeja e kishës është e ndërtuar prej pllakave paksa të vogla të mermerit, ndërsa muret e kishës janë më të gjera dhe janë ndërtuar nga blloqe gurësh të daltuar dhe llaç gëlqeror, kurse pullazi me qeramidhe të kuqe.

Mbi derën hyrëse të narteksit ngrihen dy shtylla guri të lidhura me kurorë guri (në maje me kryq) ku është vendosur kambanorja në vitin 1924.

Tempulli i shenjtë Sh. Dhimitri për të parën herë është pikturuar në vitin 1867. Sipas afreskeve dhe ikonografisë ato i kanë takuar zoografit nga fshati Tresonçe, Dimitar Kresteviç – Diço Zoograv (1819-1872/73) i cili ka punuar në atë kohë në Gostivar dhe rrethinë. Së pari drugdhendës i cili ka mësuar prej të atit të vet, ndërsa aty nga mosha 30 vjeç ka filluar të merret me pikturë duke i ndihmuar një zoografi (vllah).

Për të dytën herë afresket në kishë janë riparuar në shtator të vitit 1976, në kohën e metropolitanit Zoti – Zoti Ciril, dhe me angazhimin e protojerej stavrofor Evtim Popovit dhe këshillit kishtar të qytetit të Gostivarit në atë kohë.

Altari i naosit është i ndarë me ikonostas. I tërë ikonostasi është i mbushur me ikona në tre rende. Duke nisur nga baza janë ikonat e shenjtorëve në formë më të madhe, e mbi to është vendosur një cohë e gdhendur në dru. Në vijën e parë në formë valore në secilin hark ka paraqitje të engjëjve (serafimëve) me flatra, kurse secilin hark e karakterizon nga një shpend petrit me krahë të hapur sikur rrinë pezull. Ndërsa në vijën e dytë të cohës së gdhendur në dru paraqiten hardhitë me rema rrushi, nga ndonjë shpend dhe rrathë të ndërthurur në formë rrjeti. Në rendin e dytë të ikonave të ikonostasit gjenden ikona me madhësi më të vogël me skena biblike. Ndërsa në rendin e tretë akoma më të vogla për nga forma për dallim nga ikonat paraprake prej të cilave në mes është ikona e Jezu Krishtit dhe nga të dyja anët janë apostujt (nxënësit e tij) deh shenjtorë të tjerë. Më lartë ikonostasi përfundon me kryq të madh në të cilin është paraqitur Kryqëzimi i Krishtit ndërsa në majë të kryqit është paraqitur një pëllumb (Shpirti i Shenjtë). Në bazën e kryqit në një medaljon është paraqitur koka e njeriut me dy eshtra të kryqëzuara, ndërsa anash janë gdhendur ornamente me elemente florale dhe dy dragonj me krahë mbi buzët e të cilëve ngrihen ikonat e Sh. Hyjlindëses dhe Sh. Magdalenës. Në mes të ikonostasit janë portat mbretërore nga druri në të cilat në gdhendje të thellë janë prezantuar elemente florale, shpendët, skena nga bibla – amaneti i shpalljes.

Nga ana e majtë e portave mberëtrore është Hyjlindësja me dorë të artë ndërsa me dorën tjetër e mban Jezu Krishtin me aureolë të artë. Kurse nga na a e djathtë e derës është paraqitur Jezu Krishti.

Në majë të naosit te kubja e madhe në të cilën dominon paraqitja e Jezu Krishtit Pantokratorit (me shtat të madh) i cili bekon. Nën të, në një kurorë rrethore janë pikturuar engjëjt, trapezaria e nderit dhe skena të tjera. Ndërkaq në kurorën e tretë të kubes është paraqitja e Etërve të shenjtë, dhe nën to në të katër shtyllat më lartë janë paraqitur katër ungjilltarët (Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni). Në dy muret e naosit gjenden afreske, gjegjësisht figurat e shenjtorëve (në kangjellat e dritareve të vogla) ndërsa në muret janë figurat e shenjtorëve, paraqitje nga Bibla (Gjyqi i tmerrshëm), skena tortura e Jezu Krishtit (Krishti para Pilatit) dhe të tjera.

Para hyrjes së kishës në kohën më të re, me donacione të qytetarëve është ndërtuar një kuzhinë e vogël dhe trapezari e cila shfrytëzohet për të shtruar ushqim gjatë përshpirtjeve për nder të të ndjerëve. Rreth kishës në një sipërfaqe të madhe shtrihen varrezat ortodokse ndër të cilat edhe më të vjetrat në qytetin e Gostivarit, si dhe varre në kohën e LNÇ-së.

Fjetja e hyjlindëses së tërëshenjtë

KRYETEMPULLI FJETJA E HYJLINDËSES SË TËRËSHENJTË

Ndërtimi i Tempullit kishtar “Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë” ka filluar në vitin 1915, gjatë Luftës së parë botërore, kur Maqedonia ka qenë nën okupimin e Bullgarisë. Themelet i ka shenjtëruar Metropolitani bullgar Neofit dhe mbi të njëjtët është vendosur karta me shenjtërimin e kishës Sh. Hyjlindësja. Pas tërheqjes së kishës bullgare, respektivisht Bullgarisë nga Gostivari është ndërprerë ndërtimi i kishës. Punët rreth ndërtimit kanë vazhduar në vitet 1919/20, ndërsa kanë përfunduar kur tempulli është shenjtëruar nga Metropolitani serb Varnava. Gjatë shenjtërimit është bërë edhe riemërtimi i kishës nga Sh. Hyjlindësja në Sh. Sava Serbe.

Me ardhjen e protoerit Eftim Poposki për prift të famullisë dhe famullitar peshkopal në Gostivar, ka filluar aktiviteti për riemërtimin e sërishëm të kishës, respektivisht për kthimin e emrit paraprak, kur janë shenjtëruar themelet. Besimtarët kanë qenë të ndarë, ka pasur Pro dhe Kundër. Kontestin e ka zgjidhur kreu i KOM kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë Zoti Zoti Dositej, duke urdhëruar që të vendoset ikona e Sh. Hyjlindëses në mesin e ikonostasit pranë ikonës së Sh. Savës.

Në vitin 2003 u bë rinovimi i plotë i fasadës dhe i hapësirës së brendshme të Tempullit kishtar Sh. Mëria. Me këtë rast u bë zëvendësimi i pullazit nga llamarina me të bakrit, u bë komplet izolimi, pllakat e dyshemesë u zëvendësuan me pllaka graniti dhe me këtë rast u instalua edhe ngrohja qendrore. Me këtë intervenim u zëvendësuan dyert e jashtme me të reja, ndërsa u zëvendësuan edhe xhamat e dritareve me italiane.

Objekti është i realizuar si tip i zhvilluar и kishës me kryq të shënuar, kubeja qendrore, kubeja mbi narteksin e zhvilluar të anës perëndimore dhe kullë për kambanën. Kuben qendrore e mbajnë katër shtylla masive me pandantife. Në kompozicionin e vëllimeve të objektit, dominon kambanarja e cila e definon fasadën hyrëse perëndimore të objektit. I gjithë objekti është i ngritur në një cokle guri, i murosur në sistem masiv klasik të ndërtimit. Koncepcionin e zhvilluar të bazës denjësisht e ndjekin edhe elementet tjera arkitektonike të mbështjellësit të fasadës përmes përdorimit të gjuhës së reduktuar arkitektonike në trajtimin e dekorimit të fasadës dhe pamjes së plotë të objektit. Ky ndërtim monumental, si një nga objektet e para më të mëdha nga ky lloj të ndërtuara në Maqedoni imponohet me një gjuhë shumë të theksuar specifike të artikuluar stilistike.

Në vitin 2007 filloi zoografimi i pjesës së brendshme të kishës, respektivisht me përpunimin e afreskave – pikturave. Afreskat- pikturat në të gjithë brendinë e naosit i punon Sinisha Paçavellski – piktor akademik dhe zoograf, përveç afreskave – pikturave në altarin i cili është i pikturuar që nga ndërtimi i kishës. Në apsidën e madhe të altarit me dimensione të mëdha dominon fytyra e Sh. Mërisë, kurse anash janë pikturuar liturgjistët (Matej, Marko, Luka dhe Jovan).

Altari i naosit është ndarë me separe të madhe ikonostas. Ikonostasi përbëhet prej rendit kanonik të nënshtruar shenjtorëve. Në mes të ikonostasit janë portat mbretërore dhe dy dyert për hyrje dhe dalje nga altari në të cilin janë pikturuar ushtarët e Krishtit. Mbi portat mbretërore është pikturuar ikona e jo artizanale e Krishtit dhe mbi të pasojnë kompozicionet e ikonave, me përfundim final kryq i madh në majë me pëllumb (Sh. Shpirti) .

I gjithë naosi është me afreska – piktura nga koha më e re në të cilin akoma punohet. Para altarit, majtas dhe djathtas me dy hapësira të korit dhe troni i shenjtë nga e djathta. Në mes të naosit mbi katër shtylla masive ngrihet kubeja e kishës. Në kuben në mes, dominon fytyra e Jezu Krishtit Pantokrator, kurse anash më poshtë janë prezantuar katër ungjillëtorët si dhe ornamentet florale (hardhi rrushi) dhe simbole tjera të ortodoksizmit. Më pas vazhdojnë paraqitjet e skenave të ndryshme biblike dhe paraqitjet e shenjtorëve me çka e gjithë brendia e kishës është e mbushur me piktura.

Narteksi është përpara naosit, në të cilin gjendet edhe hyrja kryesore, derë e madhe dykrahëshe. Majtas dhe djathtas narteksit gjenden hapësirat ndihmëse që shërbejnë për ekspozim dhe shitje të librave të ndryshme fetare, sendeve të ndryshme me simbole që karakterizojnë fenë e krishterë si dhe për shitjen e qirinjve, të cilët ndizen në vetë kishën. Lartë në narteksin ngrihet kambanarja.

Nga ana lindorе në oborrin e kishës gjendet ndërtesa ndihmëse, në të cilën gjendet pagëzimorja (ku kryhet rituali i pagëzimit i Ortodoksëve), selia e Peshkopatës si dhe hapësirat për banim.

Shtëpia e Boletinint

SHTËPIA E BOLETINIT

Shtëpia e Boletinit e cila njihet edhe si shtëpia e Beut, është një ndër shtëpitë më të vjetra në Gostivar. Mendohet se është ndërtuar ne shekullin e XVII nga beu i asaj kohe në qytet, e cila karakterizohet edhe si shtëpia e të pasurve të kohës.

Objekti në të kaluarën ka qenë kompleks me dy shtëpi të ndara, “selamllëkun” (shtëpi për burra) e cila me pasazh ishte lidhur me “haremllëkun” dhe (shtëpi për gra ).Selamllëku ka qenë i vendosur me një vijë me rrugën dhe me oborr të vogël para saj. Anësh, në pjesën lindore ka qenë i ngjitur me një objekt tjetër, kurse në anën perëndimore qëndron pasazhi nga i cili hyhet në oborrin е brendshëm. Hyrja për në oborr të haremllëkut bëhet nga një pasazh shtesë. Objekti ka vetëm një fasadë mbresëlënëse, për të tjerat mund të thuhet se janë të “verbra”. Në fasadën veriore ka dy dritare në etazhin e dytë dhe një në përdhesen. Shtëpia është e organizuar me përdhese, katëshen dhe kullën e vrojtimit.

Në fasadën kryesore paraqitet porta me dy krahë, thjeshtë të dekoruara me harqe (qemerë) gjysmërrethore të cilat janë të pranishme në portat dhe dritaret e fasadës. Porta në këndin e majtë është më e madhe dhe shërben si hyrje për në pasazh, kurse në këndin e djathtë është më e vogël dhe hyhet në shtëpi.

PËRDHESA

Nëpërmjet tri shkallëve hyhet në tremen (hajatin) e mbyllur. Tremja (hajati) është hapësirë komunikimi, në të majtën e saj është dhoma e mysafirëve (halveti), në të djathtë janë shkallët nëpërmjet së cilave lidhet kati. Dhoma e pritjes (halveti) është shfrytëzuar për pranimin e mysafirëve në periudhën dimërore dhe qëndron në pjesën e përparme të shtëpisë, në fasadën kryesore.

Në katëshen arrijmë nëpërmjet shkallëve të drurit, parmaku i shkallëve është prej druri, të punuara në formë të thjeshtë dhe të vendosura në formë vertikale, me kombinim të kthesave dhe lëvizje të lakuar.

Në kat është çardaku i mbyllur, i cili shërben për pushim dhe komunikim. Prej çardakut hyhet në dy dhoma të cilat janë vendosur në pjesën e përparme të shtëpisë në fasadën kryesore.

Funksionimi i këtyre dhomave për pritje dhe ndenje të mysafirëve, imponon ekzistimin e minderit dhe “Qyshk-un” i cili erkerisht është i formësuar,pjesërisht i mbyllur me tre mure të jashtme në të cilat janë vendosur dritaret.Minderi qëndron pranë murit me dritare ”Qyshkut”,i cili paraqet pjesën më të ngritur të dyshemesë shërben për tu ulur dhe rrallë për të fjetur gjatë netëve të verës.

Theksimi në fasadë i këtyre dhomave është kryer me erkera (ballkone të mbyllura), të cilat njëkohësisht e zmadhojnë sipërfaqen e dhomave. Me vendosjen e dritareve në muret anësore të tyre, ballkonet e mbyllura ofrojnë mundësi për rritjen e horizontit të pamjes.

Dritaret janë vendosur në ritëm nga tre në secilën dhomë. Dritaret janë dypalëshe, nga jashtë janë në formë të drejtkëndëshit të përfunduara me formë të gjysmërrethit, kurse nga brenda janë me dy krahë me xham dekorativ (Vitrazh). Ndriçimi bëhet nga një dritare e vendosur në anën veriore të murit e cila ka pamje kah oborri.

Tavanet janë të rrafshëta, prej dërrasave, të punuara në mënyrë të thjeshtë me borde të profilizuara, në mes paraqitet dekorimi me performancë të rozetës.

VEND VROJTIMI (BELVEDERE)

Prej çardakut të mbyllur, nëpërmjet shkallëve të ngushta prej druri arrihet në korridorin e ngushtë i cili të çon në një dhomë të vogël. Qëllimi i kësaj dhome ndoshta ka qenë e paramenduar si vend vrojtim.

Vend Vrojtimi (Belvedere) është e vendosur mbi dy dhomat e katëshes e tërhequr jashtë fasadës së përparme jugperëndimore.

Si kurorë e të gjithë ndërtimit është çatia e Belvederes, e cila është dyanësore me strehë të gjerë dhe të hedhur, kurse në pjesën ballore të fasadës është formuar tamburaja. Pilastrat të vendosura vertikalisht imitojnë shtyllën klasike. Shtyllat përfundojnë me kapitela të stilizuara, në të cilat mbështeten kurorat e kulmit.

Muri i fasadës është i përpunuar me elemente dekorative prej llaçi me profilizime të ndryshme. Në tambur është punuar një dekorim me mbishkrim arab, në formë rrethore me ngjyra pastele.

MATERIALET E NDËRTIMIT

Gjatë ndërtimit të këtij objekti janë shfrytëzuar materiale tradicionale të asaj kohe, që do të thotë përdhesja është prej guri, katëshja me konstruksion të ndërlidhur të drurit, konstruksioni ndërmjet kateve është realizuar prej trarëve të drurit,të cilët nga ana e sipërme marrin veshje me dërrasa për sipërfaqen e dyshemesë dhe tavanit. Konstruksioni i kulmit është me dërrasa, në dy ramje dhe me pajisje shumëkëndëshe. Kulla e vrojtimit ka kulm të veçantë të mbuluar me qeramidhe.

Medresja

MEDRESEJA

Medreseja gjendet në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit, në afërsinë e saj gjendet xhamia e sahatit, lokalet e bashkësisë fetare islame, shadërvani dhe porta hyrëse.Të gjitha këto formojnë një kompleks karakteristik që pjesërisht i takojnë arkitekturës osmane.

Elementet arkitektonike dhe stilistike tregojnë se objekti është dominues që nga shekulli XVII dhe përfaqëson një vepër monumentale të arkitekturës osmane.Kjo medrese merret edhe si shkolla e parë në qytetin e Gostivarit, gjithashtu ka funksionuar edhe si qendër administrative.Pas prishjes së xhamisë në qendër të qytetit 1952, këshilli administrativ dhe lokalet e myftinisë së bashkësisë fetare islame të Gostivarit transferohen në objektin e medresesë.

Medreseja në vitet e para ka funksionuar si mektep, e cila në shkallën e arsimit fetar islam i korrespodon arsimit fillor, që në atë kohë kanë mësuar vetëm gjinia mashkullore, mësimi është ligjeruar nga hoxhallarët që kanë qenë të autorizuar dhe për ligjërimin e lëndëve të tjera.Programi arsimor i mektepit në vitet e mëvonshme, përcaktoi një metodë progresiste në shumë lëndë të tjera dhe medreseja fitoi statusin e shkollës së mesme, ku aktualisht funksionojnë vetëm paralelet e gjinisë femërore.

Prej themelimit të saj e deri më sot , nuk ka pushuar së funksionuari, gjithmonë ka shërbyer si një katalizator i krijimit të lidhjeve ndërmjet popullit, udhëheqësve fetarë dhe institucioneve të arsimit dhe formimit profesional. Gjithmonë i është përgjigjur aktivisht nevojave për ndryshimin e shoqërisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin social dhe arsimor të qytetit të Gostivarit.

PËRSHKRIMI I OBJEKTIT

Medreseja në bazament është o drejtkëndor i organizuar vetëm me përdhesen, e mbuluar me çatinë me katër strehë të potencuara, kurse nëfasadën ballore në anën lindore dhe qendrore të saj , paraqiten dy çati në formë të trekëndëshit.

Në formësimin arkitektonik të fasadës së objektit, të dukshme janë ndikimee stileve klasike të arkitekturës osmane  shekullit të XVII.Elementet zbukurese të fasadës nuk janë shumë të dukshme, por mund ti hasim në të dy anët këndore dhe në mes të shtyllave dhe dritareve.Dritaret e vendosura në fasadën kryesore, që pjesërisht i takojnë kohës së ndërtimit, janë në formë të drejtëkëndëshit me fund gjysmërrethor me dy krahë. Elementet dekorative rreth kornizave të dritareve dhe shiriti i hollë i cilli shënon linjën horizontale, janë të përpunuara me llaç.

Në tërë gjërësinë e medreses gjendet Tremja(hajati), pjesërisht i hapur dhe i përbërë prej dy shtyllave dhe tre harqeve, i mbuluar me çatinë në formë të trekëndëshit. Tremja (hajati) funksionon si lidhje komunikimi për në brendësi të medreses. Hyrja për në medrese është nëpërmjet shkallëve të punuara me pllaka mermeri, të vendosura në këndin e majtë dhe të djathë të medreses dhe dy dyerve të punuara në formë të thjeshtë. Organizimi I hapësirës së brendshme është I ndarë në mënyrë të veçantë që ndihmon funksionimin e saj, në të gjenden, hapësira për mësimdhënie, qendra administrative dhe hapësira për pushim, të gjitha këto të vendosura në pjesën e përparme të objektit në fasadën kryeore.

Veçanti e objektit është ruajtja e gjendjes autentike, integriteti dhe koha relative prej tre shekujsh. Përkundër intervenimeve të kryera në periudha të ndryshme kohore medreseja ka ruajtur formën e saj autentike ndërtimore.Me konservimin e fundit të realizuar nga Qendra nacionale për konservim në Gostivar është bërë rikonstruimi i çatisë dhe fasadës së jashtme, me çka objekti fiton një trajtim të ri.

Xhamia në f. Simnicë

XHAMIA E FSHATIT SIMNICË

Sa i përket ndërtimit të xhamisë në fshatin simnicë nuk kemi burime të shkruara, andaj do të bazohemi vetëm te burimet gojore, sipas të cilave xhamia është ndërtuar kah viti 1850. Duke u bazuar po në të njëjtat burime, xhamia në fillim ka qenë e ndërtuar në formë të thjeshtë pa minaren me çatinë prej kashte, kurse pamjen që ka sot e ka fituar në vitet e mëvonshme me intervenim të pjesshëm. Në vitin 1920, me iniciativë dhe vetëfinacim të vëllezërve tahir dhe miftar gjika ndërtohet minarja e xhamisë, ndërkaq në vitin 1980 intervenohet në pullazin prej kashte duke e mbuluar atë me qeramide.edhe pse kjo xhami që nga origjina e saj ka pësuar ndryshime ka arritur të ruajë në tërësi vlerat arkitektonike. Xhamija ka qenë në funksion deri më vitin 2003 kur është ndërtuar xhamia e re.

PËRSHKRIMI I OBJEKTIT

Xhamia përbëhet prej një hapësire në trajtë drejtëkëndëshi.sistemi konstruktiv i xhamisë është tradicional, që do të thotë themelet dhe muretјаnë ndërtuar prej guri, konstruksioni i kulmit është prej druri.çatia paraqitet me shtrirje në të gjitha këndet e fasadës i mbuluar me qeramide.

Theksim vertikal xhamisë i jep minarja me një sherife e cila gjendet në këndin jugperëndimor të xhamisë, konstruksioni i saj është ndërtuar me gur bigori kurse pjesa më e lartë që paraqitet në formë piramidale është e punuar me teneqe të cinguar.

Në anën veriperëndimore të xhamisë gjendet hajati i cili qëndron në katër shtylla prej druri. Hajati shërben për falje të namazit dhe lutje (në rastet kur brenda në xhami nuk ka vend apo besimtarët arrijnë me vonesë) dhe nga kjo pjesë hyhet në brendi të xhami hapësira e brendshme ndriçohet nga dritaret të vendosura në katër anët e mureve konstruktive, sipërfaqet e mureve janë dekoruar me piktura murale, dhe citate nga kurani..

MAHVILI

zë vend në anën veriperëndimore mbi hyrjen në sallën e lutjeve në tërë gjerësinë e saj. Ai qëndron mbi pesë shtylla të profilizuara nga druri. Në mahvil arrihet nëpërmjet shkallëve, që gjenden në anën perendimore të xhamisë.

MIHRABI

gjendet në mes të murit juglindor dhe çdoherë është i orientuar drejtim të mekës, ky element është i futur në mur, në formë nike në pjesën e sipërme gjysmëkonike.pjesa e poshtme e mihrabit është i zbukuruar me dërrasa të vendosura në mënyrë vertikale, kurse në pjesën e mbetur paraqiten elemente dekorative me motive lulesh dhe shkrime në gjuhën arabe. Të drejtuar nga mihrabi, imami dhe besimtarët bëjnë lutjet e përbashkëta fetare.

MIMBERI

I vendosur në këndin perëndimor të xhamisë i tëri është prej druri, i pajisur me shkallë me një derë të mbuluar me perde. Shfrytëzohet për predikime fetare prej ku të premteve dhe në dy ditët e para të dy bajrameve, imami mban predikime të posaçme.

Në aspektin arkitektural,hapësinor, strukturor dhe dekorativ xhamia ruan të gjitha tiparet që nga koha e ndërtimit.